Majdanozi dhe trumza: Një lloj flavonidi që gjenden në këto dy erëza, i quajtur Apigenin, ndikon në ripërtëritjen e qelizave të trurit dhe ndihmon në luftën kundër depresionit dhe sëmundjes së Alzheimerit dhe Parkinsonit.
Kamomili: Njihet për vetitë e tij kundër ankthit, stresin dhe depresionin prandaj ai duhet konsumuar në mbrëmje për një gjumë të qetë dhe për një dozë natyrale antistresi.
Turmeriku (Kurkuma): Ka shumë benefite për shëndetin. Sipas studimeve ajo ka vetinë të luftojë sëmundjen e Alzheimerit si dhe ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të trurit duke parandaluar tumoret.
Sherebel: Ka dhënë rezultate shumë të mira për përmirësimin e kujtesës dhe të mirëfunksionimit të trurit.
Hudhra: Sipas studimeve të kryera së fundmi, konsumimi i vazhdueshëm i hudhrës ndikon në luftën kundër tumorit në tru. /dritare.net/Revista Reader’s Digest