Eraldo dedikim për Adelajdën, sot ajo do të festonte 32-vjetorin e lindjes
Dritare.net
Janë në këtë botë apo në tjetrën njerëzit kujtohen gjithmonë. Kujtohen rrugët që keni ecur bashkë, fjalët, të qeshurat, momentet e gëzueshme dhe çdo gjë ke përjetuar me të. Por ditët e veçanta kujtohen ndryshe, zakonisht janë ditëlindjet, përvjetorët ato që sjellin të gjitha kujtimet përnjëherësh.
Edhe Adelajda Xhamani nëse sot do të ishte gjallë do të festonte 32 vjetorin e lindjes! Largimi nga jeta i Adelës ndodhi shumë herët dhe preku shumë njerëz. Prandaj dhe sot mijëra kujtime, momente që Adela ka ndarë me njerëzit e saj të dashur tregohen pak nga pak në një ditë kaq të veçantë për Adelën edhe pse ajo nuk është mes nesh.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe sot, pritej urimi më unik nga miku më i ngushtë i saj, Eraldo Rexho. Kur vetëm pak ditë më parë ishte dhe 1 vjetori i ndarjes nga jeta , ai lançoi edhe projektin më të ri në ndihmë të vajzave si Adela që e ëndërrojnë Tiranën, por nuk kanë mundësi që ta mbërrijnë atë përmes shkollimit apo punës.
Sot ai përmes një story në profilin e tij në Instagram kujton sërish miken e tij të gushtë, të ndjerën Adelën: “Sot do festonim bashkë 32-vjetorin e lindjes tënde. Mungon shumë, por të gjithë bashkë do të festojmë për ty dhe atë çfarë le me datën 12 nëntor. Kemi vendosur të të kujtojmë me këngë, sepse besojmë se ti kështu do zgjidhje. Për ty, ëngjëlli ynë”, shruan Eraldo./A.C/dritare.net