Era Istrefi provon shijen e ëmbël të suksesit me “Bonbon”
Dritare.net
Njëzet e një vjeçarja Era Istrefi me sigrui nuk e kishte pritur që kënga e saj “Bonbon,” e publikuar në fillim të këtij viti do të merrte 123,673,975 shikime në YouTube, një numër që rritet çdo ditë.
Edhe pse teksti është në të shumtën shqip, kënga është bërë popullore ndërkombtarisht, duke sjellë krahasime të zërit të Erës dhe performancës së saj me këngëtarët Rihanna dhe Sia.
Komenti më popullor i postuar poshtë videos në YouTube shkruan: “ai momenti i çuditshëm kur e kupton se kjo nuk është Rihanna dhe nuk është anglisht.”
Menjëherë pas publikimit “Bonbon” arriti të ngjitej në kalsifikimin Top 100 në Mbretërinë e Bshkuar, Kanada, Francë dhe Gjermani.
Pas këtij suksesi të madh, Istrefi nënshkroi një kontratë në shkurt për 1.5 milionë dollarë me dy kompani gjigande të muzikës botërore, Ultra dhe Sony Music.
Kënga tjetër e Erës e cila po thyen rekorde është “Mani per Money,” ose “Crazy for Money,” e cila ka tinguj të muzikës “reaggae.”
Isterfi i çmendi disa serbë konservativ kur bëri një video muzikore në kishën ortodokse serbe në Prishtinë para di vitesh, dhe disa e akuzuan se pati kërcyer në kishë gjysëm e zhvezhur.
Era është kosovarja e tretë që ka pushtuar skenën e muzikës botërore pas Rita Orës dhe Dua Lipas.