Eno Popi largohet nga emisioni mëngjesit në Top Channel

Prej shumë kohësh Eno Popi personifikohet me emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake up”. Jo më kot, shumë moderatorë janë larguar nga “Wake up” ndërkohë që Enos i është besuar gjithmonë ky emision si figura kryesore.

Gjatë muajve të fundit në media është përfolur shumë se ky emision nuk do të jetë më i njëjtë për shkak të një largimi të mundshëm të Eno Popit. Deri më sot vetë moderatori nuk ka preferuar të flasë, megjithatë zërat qenkan të vërtetë. Ditën e  sotme Ori Nebijaj ishte e ftuar në emisionin radiofonik “Thuaje me Pepsi” shkruan revistawho.com
Përveç angazhimeve të saj si drejtuese emisioni, Ori foli edhe për largimin e Enos. “Do të rikthehemi në shtator me ‘Wake Up’ vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë emision”, – ka thënë ajo. Megjithatë më tej Ori ka shtuar se Eno nuk e ka marrë ende një vendim final, prandaj ata presin përgjigjen e tij. Ndërsa kur u pyet se si do të jetë “Wake Up” me mungesën e Enos, moderatorja u përgjigj: “Do të jetë pothuajse i njëjti format, do të ketë surpriza, risi, programi do të jetë i ndarë mes meje dhe Islit”./d.m-dritare.net

LEXO DHE :  Balla u përgjigjet akuzave të PD: E njoh Edmond Begon

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.