Eni Koçi: Klikimet e këngës së Madonnës dhe Malumës, këtej i marrin për një orë
E Premte 26 Prill 2019, 08:08
Dritare.net
Klikimet e tyre këngëtarja shqiptare Eni Koçi, i ka postuar në Instastory, duke ironizuar këngëtarët shqiptarë.
“3 milionë klikime për 24 orë Madonna dhe Maluma. Po çfarë janë Madonna dhe Maluma përpara 1-shave të Shqipërisë? Këtej nga ne kapën për 1 orë.”
Eni me këtë postim ka thumbuar kolegët e saj për blerje klikimesh, dhe kjo nuk është herë e parë që akuzojnë njëri-tjetrin për mashtrime të tilla. Kujtojmë se para disa kohësh Sabri Fejzullahu, akuzoi Flori Mumajesin hapur, për blerje të klikimeve./E.B-dritare.net