Ende nuk e di çfarë do të bëhesh në të ardhmen? Zbuloje tani !
Dritare.net
Gjatë vitit të kaluar, Vodafone ka punuar sëbashku me specialistë të psikologjisë, këshilltarë të karrierës dhe trajnues, për të zhvilluar platformën online, Future Jobs Finder https://futurejobsfinder.vodafone.com/
Kjo platformë që hap një portë për të rinjtë, drejt aftësive dhe mundësive të reja për punësim në ekonominë dixhitale, u lançua vetëm pak ditë më parë (në 20 Mars) nga Vodafone Group. Në 3 ditët e panairit “Work & Study”, shumë të rinj patën mundësinë të provojnë platformën dhe të nisin rrugëtimin drejt përgatitjes për të ardhmen dixhitale.
E pranishme në panair, drejtoresha e Burimeve Njerezore në Vodafone Albania znj. Christina Samoulada u shpreh “Si çdo vit,jemi pjesë e panairit “Work&Study”, për t’i njohur ngaafër të rinjtë me programet dhe mundësitë për punësim dhe zhvillim qëVodafone ofron për ta. Këtë vit, panairi përkoi në një kohë perfekte, pasi ne sapo kemi lançuar globalisht një platformë që hedh sytënga e ardhmja dhe karriera e të rinjve në të ardhmen që flet dixhital. Nëpërmjet Future Jobs Finder, të rinjtë marrin një orientim të mirëfillitë dhe efiçente karriere, trajnohen për aftësi dixhitale, si edhe njihen me mundësitë për punësim në tregun e punës. Kemi zgjedhur të jemi krah brezit të ri në rrugëtimin drejt një karriere të suksesshme në ekonominë dixhitale të së nesërmes ” – tha Znj Samoulada në fjalën e saj.
Zhvillimi dhe punësimi i të rinjve ka qenë dhe do të vazhdojë të jetënjë nga angazhimet kryesore të Vodafone. Çdo vit, Vodafone i dedikon programe specifike të rinjve të sapodiplomuar duke ofruar trajnime, praktika dhe mundësi punësimi nëpërmjet Programit “Graduate” i cili që prej vitit 2012, ka rekrutuar mbi 64 të rinj të sapodilplomuar, 37 prej të cilëve ende punojnë në Vodafone, dhe të tjerë që kanë vazhduar një karrierë ekselente në kompanite Vodafone nëpër botë.
Për më shumë informacion rreth karrierës në Vodafone Albania vizitoni faqen zyrtare
www.vodafone.al/karriera. / Dritare.net