Enada At’Nikolla: Ju tregoj si vesh Linda Ramën dhe Ajola Xoxën!
Dritare.net
Me stil të veçantë dhe karakter karizmatik, Enada përveç këngëtarëve të njohur, vesh edhe politikane në atelienë e saj.
E ftuar në emisionin "Wake Up" Enada tregoi disa prej grave të politikës që ajo vesh prej vitesh në atelienë e saj. Sipas saj, ato janë shumë më të thjeshta dhe aspak të vështira për t’u përshtatur në stil. Ndër klientet e saj të hershëm, stilistja e njohur përmendi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe bashkëshorten e vajzën e ish- kryeministrit Sali Berisha, Liri dhe Argita Berisha. Gjithashtu, Enada tregoi se vesh edhe bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën dhe Ajola Xoxen, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.
“Monika Kryemadhin, Liri Berishën dhe Argita Berishën i vesh prej vitesh, së fundmi edhe Linda Rama, herë pas here dhe Ajola Xoxen”- u shpreh Enada.
Enada është shumë diskrete sa i përket punës së saj dhe nuk ka dëshirë të tregojë emrat e personazheve që vesh, por kësaj radhe bëri përjashtim, e ngacmuar nga gazetarët në studio.
“Respektoj privatesinë e klientëve. Kur i thonë ato për veshjet, atëherë në rregull, por unë e kam vendosur që në fillim që të mos i them” – theksoi ajo.
E pyetur se si ia del përballë emrave të mëdhenj të modës, Enada përgjigjet: “Kam ruajtur stilin tim dhe kjo më ka bërë të preferuarën e tyre prej vitesh”.
Sepse Enada e bën këtë punë me pasion dhe kjo është arsyeja që ajo zgjodhi të qëndrojë në atelie dhe jo në industrinë e modës./d.r-dritare.net