Emri/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë e murosur në një vilë
E Hënë 21 Janar 2019, 19:07
Dritare.net
Astrit Lamaj, është personi që është gjetur i murosur dhe ai ishte zhdukur që në janar të 2013 në moshën 41-vjeç.
Lamaj ishte një person me precedent penal, dhe i lidhur me trafikun e drogës në Itali.
Autoritetet italiane kanë pohuar se vrasja e tij ka qenë e dhunshme, dhe më pas ka ndodhur murosja e tij në vilën që u restaurua 5 vite më parë, kohë kur u zhduk shqiptari.
Ende nuk dihen autorët dhe shkaqet e vrasjes së shqiptarit./ I.M-Dritare.net