Emri i Maqedonisë/ Basha dhe Bushati: Vendim historik
Dritare.net
Përmes një postimi në Twitter, Bushati thotë se me votimin përfundimtar të marrëveshjes së Prespës, vendit i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
“Vota finale e marrëveshjes se Prespës ne Parlamentin e Maqedonise është demostrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO-s dhe BE. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!”- shkruan Bushati.
Basha thotë se ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit.
“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”- thotë Basha./ I.M-Dritare.net