Emri/ Gjendet i mbytur shqiptari në Itali
E Shtunë 13 Prill 2019, 08:08
Dritare.net
Mësohet se një shqiptar 38-vjeç i identifikuar si Festim Brankallari i cili jetonte në Arona humbi jetën dje në ujërat e liqenit Maggiore.
Ai është nxjerrë pas disa orë kërkimesh nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.
Kanë qenë disa turistë që kanë lajmëruar autoritetet pasi e kanë parë shqiptarin që po përpiqej të shpëtonte, por që nuk ia ka dalë.
Brankollari, ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale, e cila ishte postuar nga era në mes të liqenit, por që fatkeqësisht u mbyt në këtë përpjekje./ I.M-Dritare.net