Emrat/ Përplasen dy automjete në Levan, plagosen rëndë tre gra
E Hënë 19 Mars 2018, 17:05
Dritare.net
Një aksident është regjistruar sot në Levan të Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë janë plagosur tre gra.
Në aksident janë përfshirë një mjeti tip ‘Ford’ dhe një tjetër veturë, ku udhëtonin tre gratë shkruan BW
Enrieta Mahilaj, drejtuese mjetit dhe dy pasagjeret Mirushe Bullaj dhe Mane Bullaj janë transportuar në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë./d.m-dritare.net