Emrat/ Ja personat që u lanë në burg për protestën e 16 marsit!
E Martë 19 Mars 2019, 16:04
Dritare.net
4 persona janë lënë në arrest me burg, ndërsa 10 të tjerë u është dhënë masa “detyrim paraqitje” për shkak të protestës së 16 marsit të opozitës në Tiranë.
Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë, pas veprimeve të dhunshme nga ana e protestuesve para kuvendit të shtunën e 16 marsit.
Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka, Pal Daija mbeten në arrest me burg, ndërsa Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati, Flamur Rrahja me detyrim paraqitje./ I.M-Dritare.net