Këtë të hënë në #DritaremeRudinën, ishte i ftuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Në një emision ndryshe, jashtë studio, Klosi foli për turizmin, si një mundësi e artë për zhvillimin e Shqipërisë. Në këtë pjesë të dytë nga Gjiri i Lalzit, Klosi foli për hotelin e parë me 5 yje që po ndërtohet në Shqipëri. Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë për zgjatjen e sezonit turistik, jo vetëm në 2 muaj, por në një shtrirje prej 6-8 muajsh. Klosi tha se ndërtimi i këtij hoteli do të rrisë numrin e turistëve dhe do të ndihmojë zhvillimin e zonës, pasi produktet që prodhohen në zonat përreth, do të shiten në komplekset turistike.