Emisioni “Arena nga Dritan Hila” rikthehet sot në sezonin e tretë, zbuloni temën
Dritare.net
Tema e parë që do të trajtohet në emision do t’i kushtohet turizmit.
Në emisionin me të ftuar operatorë turistikë, ekspertë të fushës, dhe gazetarë do të flitet jo vetëm për turizmin bregdetar, por edhe për atë kulturor e një pjesë e veçantë do t’i kushtohet turizmit arkeologjik, dhe të dhëna historike nga terreni.
Alfred Marku/ Hoteli “Ishulli i Gjuetisë”, Melisa Çerenishti/ Administratore e hoteleve “Fafa” dhe “Rapsodia”, Oltion Caci/ Administrator “Flowr Resort”, Arben Çipa/ Administrator “Sipa Tours”,Kliton Gërxhani/ Kryetar i Shoqatës së turoperatorëve, Mentor Kikia/ Gazetar
Çdo të mërkurë moderatori Dritan Hila, do të sjellë të ftuar të ndryshëm në studion e “Arenë” për të diskutuar për tema aktualiteti, politikë, kronikë, kulturë, art, histori dhe jo vetëm./dritare.net
https://youtu.be/DMOiDkITU9M