Emina Çunmulaj dedikim bashkëshortit: Jam krenare për ne!
E Diel 29 Prill 2018, 15:03
Dritare.net
Emina i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me postimin e fundit. Në një foto me bashkëshortin dhe me barkun super të fryrë, në pritje të fëmijës së dytë, ajo i bën një dedikim burrit të saj.
Poshtë fotos ajo shkruan:
“Nuk mund ta besoj që u bënë më shumë 8 vite dhe shumë momente të paharrueshme dhe të tjera të vështira. Jemi një familje prej tre vetash dhe shumë shpejt do të shtohet edhe një tjetër.
Si fluturon koha dhe sa e bukur është jeta. Jam krenare për ne dhe për sa shumë kemi punuar për të arritur këtu ku jemi. Dhe me padurim pres të shijoj dhe jetoj çdo moment krah teje."