Ema Andrea i përgjigjet Shkëlzen Berishës: Jam djersa ime
E Martë 26 Prill 2016, 11:11
Dritare.net
Kjo bëri që të reagonte Shkëlzen Berisha duke e quajtur aktoren "ikonë ndërkombëtare të antifashizmit dhe artit". Andrea iu kundërpërgjigj duke i dërguar të fala nga shtëpia, gjë që e acaroi më tepër djalin e ish kryeministrit. Ai e quajti aktoren kurtizane të oborreve dhe hashashiste.
Sot Ema Andrea ka një përgjigje të thjeshtë për të. Ja çfarë shkruan ajo në Fb, shoqëruar me foton e saj, ku një dorë burri e pengon të flasë:
"Unë jam Ema Andrea!! Unë jam djersa ime! Unë jam mendje, trup dhe shpirt unik si çdo femër, nënë, grua apo bijë! Kaq kisha për momentin!!"/ dritare.net