Elvis Roshi SMS kërcënuese. Blushi i lexon në parlament
Dritare.net
Fjalët e Blushit në Kuvend
“Përtej asaj që kryetari i bashkisë së Kavajës nuk mban mend si është dënuar, pasi fola në Kuvend herën e shkuar më ka ardhur një mesazh dhe do e lexoj.
“O Blush jam Elvis Roshi, unë nuk kam bë asnjë krim si thatë ju, dhe shumë shpejt do i sqaroj publikut por borxh nuk të kam ty sa të kem mbështetjen e qytetit të Kavajës” dhe me ka cuar edhe ca sharje por po ia kursej publikut” tha Blushi. Një pyetje kam për ty Rame tani, a e ka emrin Elvis apo Ervin ky që më ka çuar mesazhin mua nga numri i telefonit 069600770 Kush është ky, Elvisi apo Ervini, se ti shkon në fushatë dhe thua sa mirë që e ka ndërruar emrin, shkon Ervini në KQZ thotë tjetër gjë, tani si e ka emrin ky.
Pse po ia nxin faqen vendit, ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq të paaftë, Ervinin e Elvisin në Kavaje, Shukriu në Peshkopi, Qazon në Elbasan dhe doli ai e më tha do të vras se ke bërë libër e me ke sharë, e ti the njësoj është, ti e shave në libër. Kë përfaqëson ti këtu, gjithë llumin e Shqipërisë e ke ngritur në piedestal në Kavajë, Peshkopi, Elbasan, edhe Durrës ku ke vënë atë jastëkun që e mban me vete në avion. Të gjithë me precedentë penale po terrorizon qytetarët me këta njerëz që kanë frikë të thonë në KQZ jam dënuar, s’jam dënuar.
Si guxon ky të më cojë mesazh mua, e di unë si guxon, se mendon se e mbron ti, që më con ai mua mesazh me kërcënime, këta janë qenie të neveritshme, pse nuk i kap ligji këta, dil e thuaj këtu, ke ndërmend ta mbrosh apo jo.