Deputetja e kuvendit të Shqipërisë Elona Gjebrea ka arritur të zgjidhet anëtare në Byronë ekzekutive si Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike.
Byroja përbëhet nga 21 anëtare që zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete anëtare të OSBE-së.
Lajmin e ka dhënë vetë deputetja Gjebrea teksa falënderon të gjithë për mbështetjen.
“Të nderuar miq e mikesha!
Dëshiroj të ndaj me ju një lajm të mirë.
Sot, ne Berlin, pas votimeve në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, arrita të zgjidhem në Byronë ekzekutive si Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike.
Byroja përbëhet nga 21 anetarë që zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete anetare të OSBE-së.
Shqipëria përmes delegacionit të perhershëm parlamentar pranë OSBE-së, për herë të parë merr këtë post të rëndësishëm.
Falenderoj të gjithe mbështetësit që nga delegacioni ynë në këtë Asamble, Kuvendin, Byronë e Asamblesë, Misionin e OSBE-së në Shqipëri dhe padyshim familjen e madhe parlamentare socialiste nga të gjitha vendet që janë të përfaqësuar në OSBE.
Tani pune dhe pergjegjësi e madhe në vijim! “-shkruan Gjebrea./ I.M-Dritare.net