Aktorja e njohur turke si Elif nga seriali “Diamante dhe Dashuri” ka folur për momentet më të vështira të jetës së saj. Ajo ishte martuar në vitin 2011 me regjizorin e njohur Onur Saylak. Nga kjo martesë kanë lindur dy vajza binjake Maya dhe Toprak. Por martesa e tyre ka zgjatur vetëm gjashtë vite pasi çifti I njohur është ndarë në fund të qershorit të vitit të kaluar. Në një intervistë që aktorja turke ka dhënë për revistën “Marie Claire” në Turqi është pyetur edhe për ish-bashkëshortin e saj. Dritare.net informon se aktorja e njohur është shprehur:”Për të përjetuar atë periudhë ishte shumë e vështirë. Askush nuk martohet duke menduar se do të ndahet. Ishte një nga gjërat më të vështira që kam kaluar në jetën time”. Aktorja e njohur disa kohë pas ndarjes është lidhur me biznesmenin e njohur Umut Evirgen./M.S-Dritare.net