Elbasan/ Shkon në 44 numri i të helmuarve në dasmë bashkë me ta edhe dhëndëri
E Martë 7 Gusht 2018, 10:10
Dritare.net
Nëndrejtori i spitalit rajonal Elbasan, Luan Rapi, ka dhënë disa detaje të reja lidhur më këtë situatë.
Sipas tij, 31 persona janë shtruar në spital dhe 2 fëmije në pediatri, ndërsa 3 persona janë dërguar në Tiranë.
Ai shpjegon se 8 raste të tjera kane marre mjekim ambulator dhe janë larguar menjëherë për në shtëpi.
“Helmimi ka ndodhur të shtunën dhe të dielën. Pacientët kanë qenë në të njëjtin lokal në një dasmë. Ka disa të shtruar. Gatishmëria e spitalit është 100%”, tha Rapi për mediat.
Report Tv raporton se mes të helmuarve është edhe dhëndri. Ende nuk dihet se cili është ushqimi që ka intoksikuar dasmorët, por prokuroria po vijon hetimet. V.D/Dritare.net/