Elbasan/ Para në këmbim të notës, arrestohen tre sekserë
Dritare.net
Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, bëri të mundur dokumentimin ligjor të këtij aktivitet kriminal dhe ekzekutimi i Urdhërit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht: Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.
Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.
Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.
Ndalimi i personave të sipërpërmendur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal./E.B-dritare.net