Elbasan/ Grabitet një dyqan bizhuterish, arrestohet autori
E Mërkurë 19 Shtator 2018, 11:11
Dritare.net
Burime zyrtare nga policia e Elbasanit thanë për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb” Fatmir Popja se në pranga ra shtetasi me inicialet M.J. Arrestimi i tij u bë gjatë aksionit të shërbimeve të forcave policore ‘Shqipoja” në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan.
Mësohet se në cilësinë e provës materiale autorit të dyshuar i janë sekuestruar 16 bizhuteri të ndryshme të kushtueshme, një palë dara hekuri që shërbenin për hapjen e drynave të qepenave, një sqepar, dy kaçavida, një palë pinca, një daltë si dhe 250 mijë lekë. Po ashtu po punohet për të zbuluar nëse pas këtij personi fshihen edhe raste të tjera vjedhjesh./bw