Elbasan, gjendet i vrarë një 40-vjeçar. Ja si i vranë vëllain 4 vjet më parë!
Dritare.net
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se viktima është vrarë, pasi ka plagë me armë zjarri në trup. Dyshohet se vrasja mund të jetë kryer gjatë natës në lokal.
Mësohet se viktima është identifikuar si Saimir Beqiri 40 vjeç, person me precedentë penalë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Viktima i gjetur mëngjesin e sotëm pa jetë buzë lokalit është vëllai i Gentjan Beqirit, i cili u ekzekutua në banesë në vitin 2012, teksa ruhej nga policët, pasi ishte në “arrest shtëpie”. Viktima Gentian Beqiri, apo siç njihej ndryshe me emrin Ardian Meta ndodhej në arrest shtëpie prej rreth 2.5 vitesh, pasi dyshohej si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Viktima, 40 vjeç, kishte më shumë se 6 vjet që ishte thuajse i paralizuar, pasi në tentativë për t’i shpëtuar policisë, u hodh nga një lartësi e konsiderueshme në Komisariatin e Sarandës, ku ai ishte arrestuar gjatë një tentative për të kaluar kufirin.
[caption id="attachment_15987" align="alignnone" width="300"] Gentian Beqiri[/caption]
Personat që e vranë e kaluan policinë duke u prezantuar si djemtë e tezes. Viktima ndodhej në shtëpi bashkë me babain e tij, për të cilin u tha se pësoi atak kardiak, por që më vonë doli që edhe ai ishte qëlluar.