Elbasan/ Aksident i rëndë automobilistik, humb jetën gruaja, plagoset bashkëshorti

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tiranë-Elbasan. Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se pas përplasjes ka humbur jetën 55-vjeçarja me inicialet  Xh.G. si dhe është plagosur bashkëshorti i saj. Pas marrjes së njoftimin, policia ka shkuar me njëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur edhe transportimin në mënyrë të menjëhershme të viktimës, e cila pasi ka mbërritur në spital nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Njoftimi i plotë

Me datë 16.04.2018, rreth orës 08:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën Tiranë -Elbasan ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

LEXO DHE :  Taulant Balla mban premtimin, kap peshqit e parë

Në dalje të tunelit në drejtim Elbasan – Tiranë 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetësja Xh.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku menjëhërë janë dërguar në spital.

Shtetësja Xh.G., si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme. V.D/Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.