Ekzekutoi mjekun në Shkodër, dorëzohet në polici vrasësi
Dritare.net
29-vjeçari arriti ti ikë policisë në 1 korrik teksa ishte rrethuar në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur lagjen “Qemal Stafa”, ndërsa policia bën me dije se Ymeri ka shtënë 3 herë me armë zjarri mbi Alijan.
Njoftimi i policisë:
Pas kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore, pamundësisë për tu larguar falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë , si dhe pas negociatave të pandërprera me familjarët, është vetdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, autor i vrasjes së shtetasit I. A., ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2017, shtetasi Dritan Ymeri, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër , ndaj këtij shtetasi , ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale shtesë në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./dritare.net