Eksperimenti/ Frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë nitrati, që shkakton kancer dhe diabet

Që nuk e dimë se çfarë hamë, kjo është pak por e sigurt, ama me një testues të thjeshtë ushqimesh mund ta krijoni paksa idenë se çfarë po konsumoni.

Nëse u gjendet një testues i thjeshtë nitrati, mund të kuptoni se sa bio janë frutat dhe perimet në tryezën tuaj.

Nitrati përdoret si pleh artificial, si konservues dhe për prodhimin e ngjyrave, ilaçeve, eksplozivit, e me radhë, por përdorimi i tij me shumicë mund të metabolizohet në produkte kancerogjene. Fotot më poshtë janë rezultat i një eksperimenti të kryer për frutat që shiten në Tiranë.

Pra, produktet me përbajtje të lartë apo të tepruar të nitatit shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore si kanceri apo diabeti.

Një qytetar nga Tirana, ka kryer testin e nitratit tek shalqini, patatja, patëllxhani, bananja, pjepri dhepanxhari, ku niveli i nitratit është në shifra alarmante.

LEXO DHE :  Princesha Charlotte dhe George, na mahnitën në dasmën e miqve, të Kate Middleton

E.Konçi shkruan për Jeta osh qef:

Kujdes nga nitrati,është kancerogjen! (mall i blerë te pazari i ri).

Karrota, domatja, trangulli, speci, molla, rrushi, fiku, dardha( të vëndit) për momentin kanë dal nërregull. Zgjidhje tjetër janë produktet e jashtme që s’kanë shijen e këtyre të vendit por nivelin e nitratit e kanë të kontrolluar.”

 

E para, ku është AKU-ja? Dhe e dyta, këto produkte janë blerë tek Pazari i Ri, i shumë propaganduar nga kryebashkiaku Veliaj, pra produktet e blera tek fshatarët në rrugë kanë potencial të jenë më të shëndetshme se sa këto të fasadës së bukur…/Joq



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.