Ekskluzive/ Nuk e ke idenë ç’humb po nuk shkove në Razëm të hash! (Foto)

Razma është vendi ideal, ku mund të tërhiqesh një të shtunë në mbrëmje, për t’u çlodhur, qetësuar, kënaqur, për të marrë ajër të mirë dhe për t’i dhënë përgjigje pyetjes; Pse punoj kaq shumë? Ja, për të marrë një fundjavë pushim, në Razmë, aty ku ajri i rrallë, është i tillë si për të të shpërblyer!

Por edhe nëse nuk ke aq kohë, apo buxhet për të harxhuar një fundjavë, dritare.net, ju rekomandon një drekë te “Kulla e Artë”.

Një ushqim i shkëlqyer, 100 % vendas, nga djathrat e Velecikut, te çaji i Shkrelit e likeri me boronica të shtëpisë. Pastaj qengjat dhe kecat e zonës, që vërtetojnë shprehjen, “Ti je çfarë ha!”. Ushqehen në Alpe dhe si të mos jenë te hatashëm.

LEXO DHE :  Respektoi më shumë Kosovën, Franca kërkon falje ndaj Serbisë

Pastaj kush nuk do qengja, provon derrin e egër të zonës ose një tavë me pilaf dhe pulë mali. Çfarë të hash! Pastaj të gjitha domatet, patatet, erëzat, dhe çdo gjë që vjen në tavolinë, mbillet në oborrin e fermës së artë që është kulla më e bukur e Razmës, ku mund të shijosh një ushqim si dikur. Prej vërteti!/dritare.net

11 7 1412

5

3 4 5 6  9

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.