Ekskluzive/ Fotot e para të Kledi Kadiut me vajzën Lea
E Enjte 14 Prill 2016, 14:02
Dritare.net
Ai është fotografuar në rrugët e Romës duke mbajtur në krahë vogëlushen e tij Lea, që lindi nga lidhja me kolegen e tij 18 vjet më të re në moshë, Charlotte Lazzari. Sipas medias italiane, mësohet se profesori i talent-show, Amici, ka thënë: “Jeta në çift më pëlqen shumë, më pëlqen ta ndaj ditën me dikë tjetër, jam shumë i lumtur”.
Siç shihet edhe në foto, balerini nuk ndahet nga Lea. Ai e shtyn në karrocë, e përkëdhel dhe e mban gjithë kohës në krah. Me pak fjalë, Kledi është vërtetë një baba i dashuruar./dritare.net/