Ekskluzive: Është arritur pakti Rama-Nano. Ja hollësitë!
Dritare.net
Pas nje ngrice te gjate, akujt jo vetem jane shkrire por edhe jane embelsuar. I ndodhur mes morses se Blushti qe po sulmon ashper me tre mbeshtetesit e tij, Ilir Metes dhe njekohesisht letrave te PD qe nuk arrin ti kuptoje, Rama nuk mund ta perballonte edhe sulmin e Fatos Nanos. Per kete arsye, eshte detyruar te ulet ne bisedime me te.
"Nese do qe nje genjeshter e madhe te besohet, thuaje bashke me nje gjysem te vertete", thoshte Gebelsi. Genjeshtra e madhe ishte se Nano i mungonte Rames, siç u shpreh ne kongres. Gjysem e verteta, eshte se i kishte nisur sms. Sms i ka nisur vertete, por per t'u takuar. Dhe takimi ka ndodhur
dhe ka qene nje darke elegante ne vilen e Surrelit, ku veren e ka sjelle me vete Nanoja.
Ne takim Rama ishte pregatitur qe ti kerkohej presidenca, por Nanoja e ka çliruar menjehere nga ky siklet. Sipas burimeve tona, ai i ka deklaruar se ja di hallin, dhe do vetem nje nder, qe ai muhabeti qe ka pasur qe ne kohen e tij me Gjirin e Kakomese dhe protestat e katundareve te zones nuk ja lane ta bitiste, Rama t'ia mbyllte.
Rama e siguroi per kete, pasi ne 8 vjete te Saliut dhe ne tre te tijat, ishin kujdesur ti lodhnin katundaret aq shume, sa tani nuk kishin fuqi te hidhnin vickla per asgje.
Pas kesaj, darka kaloi ne nje atmosfere te ngrohte dhe miqesore. Per rezultatet e saj, u kujdesen te njoftonin edhe Ilirin. Ky i fundit morri persiper te njoftonte doktorin, i cili pastaj e ka me dy mendje ti thote Lulit gjësend.
Parimisht te gjitha palet ishin dakort, dhe Nanoja i siguroi se kjo marreveshje ishte e mjaftueshme per nje mandat.
Ne mbyllje te darkes, Nano e ftoi Ramen te shikonin film te kinemaja e Samirit, por Rama i tha se i kishte mbetur ves qe nga koha e emigracionit ne France qe futej ne kinema per te fjetur gjume. Por po i jepte Peleshin.
Pas kesaj, u ndane dhe te nesermen Nano u takua me Peleshin me rastin e filmit. Edhe vete filmi ishte ne vazhden e atmosferes qe e tregonte vete titulli "Martesa ime e majme greke 2". Ne kete rast Peleshit nuk i ishte lene asnje detyre.
Gjate filmit qeshen te dyja palet dhe ne dalje hengren kasata "Bllaca".
Tashme uniteti i klases politike duket me i forte se kurre. Ne te ardhmen duhet te percaktojne edhe disa teknikalitete si ato per nderrimin e mandateve mes Ps dhe Pd, ku Lsi do jete ose ne presidence ose me njeren pale. Ka mendim unanim qe Blushin t'a lene per ca kohe ne opozite per nje periudhe 10 deri 20 vjecare./dritare.net