Ekskluzive/ Djali i Gafur Mazrekut, ka një fjalë për Ramën

Nga Isa Myzyraj

Pak ditë më parë me propozim të Kryetarit të Bashkisë Has, Adem Lala Këshilli Bashkiak i Hasit ka vendosur me shumicë votash shpalljen “Qytetar Nderi” i Hasit të Gafur Mazrekut.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar ashpër Partia Demokratike e cila ka dënuar vendimin dhe ka deklaruar se iniciator i tij është Edi Rama.

Por, edhe kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar ashpër duke e quajtur vendimin një turp dhe ka kërkuar nga Prefekti i Kukësit që ta refuzojë atë vendim.

Dritare.net ka komunikuar me familjen e Gafur Mazrekut të cilët ndodhen në Britani të Madhe për të marrë nga ta qëndrimet e tyre për këtë situatë të krijuar në Shqipëri.

“Ndjehem shumë krenar dhe i  privilegjuar që rrethi Hasit nuk humbi asnjëherë  punën dhe sakrificën që bëri Gafurr Mazreku për Hasin.

 

Jam shumë  falënderues ndaj gjithë, Hasjanëve që mbështeten Gafur Mazrekun ndër këto vite.

LEXO DHE :  Video/ Ka qenë deputet edhe ky

Dua te falënderoj Kryetarin e Bashkisë Has Adem Lala,dhe anëtarët e  Këshillit Bashkiak të Hasit! “-është shprehur djali i Gafurr Mazrekut Frederik Mazreku.

Familjarët e Mazrekut refuzojnë të komentojnë qëndrimet e Partisë Demokratike duke thënë që: Nuk duam të hapim plagë të vjetra, dhe nuk duam të replikojmë.

Por, nëse për PD nuk kanë asnjë koment djali i Mazrekut i përgjigjet kryeministrit Edi Rama dhe duke dënuar deklaratat e tij.

“Reagimi i Edi Ramës ndaj këshilltarëve të Hasit për mendimin tim ishte një reagim i pavend, dhe jo i duhuri”-shprehet djali i Mazrekut.

Në lidhje me  vendimin e Prefektit të Kukësit i cili deklaroi se vendimi i Këshillit Bashkiak të Hasit bie ndesh me ligjin për dekoratat, familja e Mazrekut shprehet se e respekton si vendim.

“Jam plotësisht në  rregull me vendimin e prefektit dhe e  mirëkuptoj dhe respektoj ligjin e Shqipërisë”-përfundon ai deklaratat./ Dritare.net

1 Comment

  1. Bravo kryminister per hapat e pare ne kete akt vazhdo e kryej hapin e dyte shkarko krytarin e Bashkise Has turp per ato kshilltare une nuk jam demokrat por nuk mund ti japesh titull nje te denuari qe tronditi parlamentin me plumbat e pistoletes qe i delegoj pushtet sovrani.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.