Ekskluzive/ Bill Clinton për dritare.net: Zoti i bekoftë shqiptarët!
Dritare.net
"Zoti i bekoftë shqiptarët, të gjithë shqiptarët" - tha Bill Klinton për dritare.net, në fund të takimit "Hillari për Amerikën".
Këtë të premte në Bronx- New York, ish Presidenti amerikan, më i dashur i shqiptarëve, ishte në një tubim për të kërkuar votën e shqiptarëve, për bashkëshorten e tij, tre ditë, para se Hillary Klinton të garojë përballë Sanders, për
votën
e
njujorkezëve, në primaret e demokratëve, në 19 prill, Nju Jork.
Me prezencën e medieve më të mëdha amerikane, ish presidenti amerikan, Bill Klinton, iu drejtua pjesëmarrësve në takim, të cilët ishin në shumicë
nga komuniteti
shqiptar, por edhe shumë amerikanë, me fjalët:" E kujtoj mirë çfarë ka ndodhur nga '97-'99 dhe ndihem krenar për çfarë kam bërë për kombin shqiptar."
Klinton falenderoi gjithashtu në tubim, asambleistin Mark Gjonaj që bëri të mundur bashkimin e shqiptarëve në këtë ditë, "kur mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme."
Ndërsa kongresmeni Eliot Engel, i ftuar nderi në eveniment, i pyetur nga dritare.net se çfarë mendon për kryeministrin Rama, që sulmon Trump dhe mbështet Klinton, tha duke qeshur:" Sigurisht që jam dakord me Ramën. Kryeministri shqiptar ka të drejtë."
Takimi përfundoi mes duartrokitjeve dhe premtimit se Hillari për Presidente, e ka votën e shqiptarëve./dritare.net
src="http://www.dritare.net/wp-content/uploads/2016/04/image-186-150x150.jpg" alt="image" width="700" height="600" class="alignnone size-thumbnail wp-image-17428" />