“Mesatarisht 2 mln lekë për familje u janë vjedhur shqiptarëve nga oligarkia Rama në vitin 2015. 91.6 milion dollarë të shqiptarëve janë shpenzuar vetëm për zyra, makina, orendi, bileta avionesh, për luks. Me këto para do ishin hapur 12 mijë vende pune në vit me paga 500 dollarë në muaj, ose do ju ishte paguar ndihmë e plotë ekonomike 94 mijë familjeve në nevojë, ose do ishin ndërtuar dhe mobiluar 38 shkolla të reja. Sa i përket investimeve të huaja, tenderave dhe koncesioneve, nesër në ora 12 fakte të reja tronditëse drejtperdrejt në media”, tha Basha në një reagim pas deklaratës së kryeministrit Rama pas mbledhjes së grupit socialist.
“Në asnjë vend në rajon nuk ekziston shifra e shumëduartrokitur nga FMN e BB e rritjes së numrit të punonjësve të regjistruar në vend, e jashtëzakonshme, rritje të numrit të atyre që marrin mbi 300 mijë lekë, pra mbi pagën minimale, dhe rritje të numrit të punonjësve që marrin rrogë në sistemin privat,..presim kurorëzim të investimeve strategjike në energji, ku pastruam territorin legjislativ dhe perceptimit negativ për vendin dhe për ti hapur rrugë kompanive të mëdha serioze të naftës dhe gazit, pasi u mbyll me qeverisjen tonë historia e fantazmave që barbarizojnë pasuritë natyrore si deri në 2013. Nga situata ku e morëm vendin të pretendonim më shumë se kaq do të ishte vërtetë e ekzagjeruar, pasi na është dashur të bëjmë shumë më shumë se cna takonte sidomos në pastrimin e territorit nga gjithë negativiteti i akumuluar i qeverisë së mëparshme ne raport me të huajt dhe nga ana tjetër në përgatitjet e domosdoshme për ti vendosur projektet në një shtrat të ri”, tha Rama.
“Shakaxhinjtë thonë se është rritur borxhi, por sot është krejtësisht nën kontroll dhe nëse borxhi publik u rrit kur ne e morëm në dorë qeverisjen e vendit, u rrit pikërisht për të përballuar impaktin vrastar për financat dhe njerëzit, të kolapsit që do të përballeshim në fund të vitit nëse nuk do bënim shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve. Nëse nuk do kishim bërë këtë operacion që ndali hemorragjinë, që i ktheu mbrapsht 700 mln dollarë kompanive sot ne do të kishim një borxh publik prej 65.8%. E kemi më të lartë se kemi marrë këto masa”, tha Rama.