Einxhel Shkira: Ja arsyeja pse u largova nga “Dance with me”
Dritare.net
Në media u përfol se kjo erdhi si pasojë e një konflikti mes saj dhe koreografit Albi Nako, por Einxhel e mohoi këtë për Anabel.al, duke thënë se ishte një vendim i mirëmenduar Einxhel Shkira: Ju tregoj për arsyen e vërtetë pse u largova nga “Dance with me” prej saj. Ajo renditi arsyet që e shtynë të hiqte dorë nga spektakli, në të cilin konkurrohet çift, me një partner po ashtu person publik.
“Ashtu si unë, prova kërcimi kanë bërë shumë të tjerë; disa kanë qëndruar, disa jo. Arsyeja e largimit tim nuk ka të bëjë aspak me atë çfarë shkruhet. Përkundrazi, unë gë zoj një marrëdhënie shumë të mirë me Albi Nakon, e respektoj punën e tij. Arsyeja e largimit tim nga DWM ka të bëjë me mosrespektimin e kontratës dhe mungesën e profesionalizmit”, sqaron Einxhel. Ndër të tjera ajo shpjegoi se, sipas kushteve të përcaktuara, as konkurrentët, as stafi i spektaklit nuk duhet të zbulojnë emrat pjesëmarrës përpara natës së parë të spektaklit, por kjo ishte shkelur.
“Që kur u kontaktova nga produksioni, nuk kam dashur të prononcohem mediatikisht për pjesëmarrjen. Për shumë arsye, kjo përvojë nuk ka qenë fort e dëshiruar prej meje. Për aspiratat, për të ardhmen e karrierës sime, ky spektakël mund të ishte një pengesë. Megjithatë, për hir të një marrëveshjeje ramë dakord për një heshtje të plotë deri ditën e spektaklit, heshtje e cila u thye nga vetë produksioni, që trumbetoi pjesëmarrjen time nëpër media, pa qenë akoma e sigurt”, shprehe ajo. Kjo ishte shkelja e parë nga ana e produksionit për të, duke renditur një tjetër shkelje; asaj nuk i është gjetur një partner, duke e penalizuar që të vijojë provat dhe e ka nxitur të heqë dorë.
“Sipas kushteve të kontratës që kemi firmosur është produksioni që duhet të kujdeset për gjetjen e partnerit. Pasi bëmë provat fillestare, nisën të më paraqisnin problemin e mosgjetjes së një partneri, gjë që më dha shtysën e fundit për të hequr dorë”. Einxhel nga ana e saj shprehet se sidoqoftë qëllimi i saj nuk është vëmendja apo publiciteti, pasi kërkon një karrierë të një tjetër natyre. “Shumë vite përvojë natyrisht meritojnë respekt nga një fillestare si unë. Ndoshta s’jam VIP si disa, por qëllimi im nuk është të jem super e famshme. Dua thjesht të bëj mirë punën time, të jem e qetë dhe e lumtur, gjë që nuk e pres nga DWM apo faktorë të tjerë mediatikë”.
Ndër të tjera ajo deklaroi se: “Askush s’ka në dorë të ardhmen apo karrierën time, nuk pranoj të jem objekti i askujt apo të bëj kompromise për hir të diçkaje që s’ka kurrfarë vlere për mua. Disa njerëz që kanë ca gurë në dorë mendojnë se mund të bëjnë ç’të duan me të tjerët, por jo me mua. Lumturia ime s’ka si të jetë në dorën e të tjerëve!”, shprehet prezantuesja. Pas largimit nga televizioni “In Tv”, ku moderonte dy emisione, Einxhel tashmë punon në “City Radio 88.0 fm”, stacion kryesisht i fokusuar në muzikë, por që së fundmi vjen me emisionin e tij më të ri “ELECTRONIC BEATS” nga Shkira dhe Dj.Abel.
Popi Kola i produksionit: “Gjetja e një partneri për Einxhelin ishte tej mase e vështirë Për këto arsye të paraqitura nga Einxhel, ka reaguar në emër të produksionit Popi Kola, asistentregjisor i “Dance with me”. Ai shprehet se nuk ka pasur asgjë personale mes produksionit dhe Einxhel Shkirës dhe se i vetmi problem ka qenë pamundësia e gjetjes së një partneri kërcimi.
“Gjetja e një partneri për Einxhelin ka qenë tej mase e vështirë, duhet të kombinohen në staturë, të kenë kimi, komunikim të mirë në skenë. I vetmi konkurrent që do të kombinohej me Einxhelin e kishte tashmë një partnere, ndërsa partneri i dytë që u pa i përshtatshëm, pati angazhime të tjera gjatë provave. “Donim që Einxhel të ishte pjesë e spektaklit, por vetë formati i ‘Dance with me’, ku personazheve u duhet të kërcejnë me njëritjetrin, jo vetëm me balerinë profesionistë, ka vështirësi për gjetjen e partnerit të duhur. Kemi ftuar emra shumë të njohur që janë larguar, sepse në skenë është tjetër gjë; mund të mos kenë vesh muzike, mund të mos kombinojnë me partnerin, mund të mos kenë kimi”