Efektivi i FNSH shpërthen në lot në gjykatë: Ndjehem i rënduar, aq sa të vras veten
Dritare.net
“Kam 21 vite shofer në FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemër e me mendje. Kam gruan të sëmurë dhe vajzën e sëmurë, po ashtu me sëmundje të keqe në kokë. Kam vajzën tjetër të vogël që s’ka kush ma çon në shtëpi. Skam marrë as laka. E ndjej veten shumë të rënduar aq sa të vras veten. Janë akuza të shpifura. S’kam bukë në shtëpi. Edhe një shpërblim që mora, kam shlyer borxhet dhe energjinë. S’kam patur lekë ti paguaj vajzes ilaçet. Nuk i përkas asaj kategorie. I kam çuar një shoku një thes miell se skishte me çfarë e merrte dhe i thashë mos më thuaj më ashtu se kushedi si merret. Si qenka, unë kam folur me një në lagje. Kam qenë në shërbim më përpara dhe sa shkova në shtëpi duke ngrënë bukë më arrestuan. Jam shumë i zhgënjyer me këtë që me është bërë”, tha Ardian Loci, shkruan Panorama.