Edmond Bejtaj i përgjigjet ashpër Ylli Rakipit
Dritare.net
Menjëherë ka reaguar në FB, Edmond Bejtaj me një replikë të detyruar, siç e quan ai:
“Unë dhe vëllezërit e mi nuk e fshehim që jemi vëllezër, se tek e fundit edhe nuk kemi pasur ndonjëhere dyshim për kete gjë. Përveç kësaj i them se unë dhe ai mafiozi tjetër në foto, nuk e zgjodhëm vetë profesionin tonë, ngaqë në këtë degë na çoi Enver Hoxha.”
Postimi i plotë:
"Këtij që mezi zbuloi se une punoj drejtor në Visoke, ndërkohe qe une ketu them çdo dite se mu ça k... ne Visoke, e që më nxjerr foton time krahas fotos se vellait tim, i them se une dhe vellezerit e mi nuk e fshehim qe jemi vellezer, se tek e fundit edhe nuk kemi pasur ndonjehere dyshim per kete gjë.
Perveç kesaj i them se une dhe ai mafiozi tjeter ne foto, nuk e zgjodhem vete profesionin tone, ngaqe ne kete dege na çoi Enver Hoxha, pikerisht ai i cili ca njerez qe e kishin fjalorin sa qeni i Sazan Gurit, i perkedheli duke i derguar ne gjuhe-letersi, tamam atje ku doja te shkoja une, keshtu qe rrenjet e projektit tone mafioz duhet t`i kerkoje qe ne fundin e viteve shtatedhjete dhe fillimin e viteve tetedhjete, atehere kur plakut tim rahmet te kete i thane, :- Nimet, po nuk ja lame naften ne dore bijve te tu, kujt do t`ja leme tjeter !?, - e kur ai i dorezuar u kthye nga ne duke u shfajesuar - O djem, nuk kam ç`tu bej legenave, po deshët shkoni, e po deshët jo !
E po keshtu, qe ta kompletoje hetimin e tij, po i them qe te perfshije ne te edhe gruan time, qe punon drejtoreshe ne stacionin e trenit te Fierit, dmth ne stacionin e trenit pa tren, siç tall bythen une, e cila ka per detyre qe naften tone ta çoje me hekurudhe drejt e ne depot tona, ne Mavrovë te Vlorës.
Dhe ne fund, meqe e di se shume njerezve u dhembin syte kur shohin se bijtë e Nimetit behen drejtore ne çdo regjim, u them atyre se barku i nenes time ishte si barku i asaj gruas me mbiemrin Kenedi, qe nxirrte vetem senatore, e keshtu qe grada drejtor eshte minimumi yne.
Hajde pirdhuni tani !"-e mbyll përgigjen për TPZ.al, Edmond Bejtaj në FB./K.Ç/Dritare.net