Edhe dita e sotme parashikohet të ketë reshje shiu në pothuajse të gjithë territorin e vendit tonë.
Rifillimin i motit të qëndrueshëm dhe me temperatura pranverore do të duhet të presi edhe pak.
Sipas raportimeve në qarqet Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje mesatare. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në disa zona të ketë edhe shtrëngata.
Reshjet
Këtë të shtunë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë vendin. Në qarqet Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje mesatare. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, sidomos në zonat malore. Në zona të caktuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
Temperaturat: Gjatë ditës së sotme temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 6 /16 °C
në vendet malore: 2 / 13 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit./I.M-Dritare.net