Edhe aeroporti i Kukësit jepet me koncesion
Dritare.net
Aeroporti i Kukësit, nisi me mbështetjen financiare të Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 2002. Aeroporti shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 avionë.
Por, edhe pse u ndërtua ai shërbeu më shumë për propagandë politike sesa për avionët që do uleshin aty.
Sot pas 16 vitesh Aeroporti i Kukësit është drejt dhënies me Koncension, pasi shoqëritë e Bashkaura “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, kanë bërë një ofertë të pakërkuar për qeverinë shqiptare.
Në vendimin e sotëm të Këshillit të ministrave u vendos që qeveria ti japë 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, për ndërtimi ne aeroportit./ I.M-Dritare.net