E vërteta e ushqimeve ‘magjike’, që ju dobësojnë!
Dritare.net
Ku ka më mirë se, të dobësohesh duke ngrënë ushqim.
Megjithëse, djegia e yndyrës, sipas studiuesit Dr. Seltzes, nuk është e lidhur me një ushqim specifik. E vetmja mënyrë për të djegur kalori është që të hani sa më pak dhe të shpenzoni sa më shumë energji. Sipas një studimi amerikan, është e rëndësishme dieta që ju përdorni, por përsëri asnjë ushqim nuk mund ta djegë yndyrën e tepërt nga trupi juaj.
Dritare.net ka sjellë për ju ushqimet më famëkeqe, që i dini se djegin yndyrën, por në të vërtetë, nuk është kështu.
- Kanella, rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Por deri këtu shkon mrekullia e saj. Sipas studiuesve, kanella nuk mund të shkrijë yndyrën e trupit dhe t’ju dobësojë ju.
- Speci i kuq
Hulumtimet tregojnë se, speci i kuq djegës, ju pret oreksin, ju ngop shpejt dhe zvogëlon akumulimin e yndyrës, në doza të larta. Ju mund të digjni kalori, duke ngrënë spec djegës, por nuk do të vëreni ndonjë ndryshim të madh, informon dritare.net
- Selino
"Ju nuk mund të hani mjaftueshëm selino, për t’u dobësuar aq sa doni”,- thotë studiuesi dr. Seltzes. Sipas tij, gjethet e vogla të selinosë, ose ushqimeve që janë me 90% ujë, nuk do t’ju dobësojnë. Por ai paralajmëron se: “Nëse selinoja ju ndalon të hani diçka tjetër më kalorike, kjo mund të ndihmojë trupin tuaj të ruajë kaloritë, dhe ju ndihmon të digjni dhjamin.”
- Çaji jeshil
Sipas Dr. Seltzer, çaji jeshil, mund të rrisë pak metabolizmin, por sërish nuk është i mjaftueshëm. Sipas studiuesit, çaji përveçse nuk është ushqim, nuk është edhe pjesë e një diete të mirë dhe të qëndrueshme, informon dritare.net
- Kosi
Sipas studiuesve, kosi ka diçka të mirë. Kur hahet në vend të ushqimeve më pak të shëndetshme, atëherë ju ndihmon.
Kosi largon bakteret në zorrë, dhe është i pasur më vlera ushqyese. Por përsëri, nuk është aq efektiv. Meqenëse, ai është i pasur me proteina, rrit më shumë energjinë, por nuk ul yndyrën, apo karbohidratet e tepërta. Si rezultat, ju digjni më pak kalori që hani nga ushqimet e pasura me proteina.
- Kafeina
Kafeina pret oreksin, dhe ju do të hani më pak. Kjo është ajo që ju thonë ekspertët. Megjithëse, ju mund të pini kafe, por kjo ndikon direkt në trurin tuaj, kështu ju nuk do të konsumoni ushqim tepër, do të jeni nervozë, dhe të ndjeshëm. Me pak fjalë, mos prisni efekte të mëdha për t’u dobësuar nga kafeina. Pasi nuk ka dhënë ndonjë rezultat të madh, tek ata që e kanë provuar, informon dritare.net
- Uji i ftohtë
Ju keni dëgjuar dhe lexuar nga disa studime se, të pish ujë të ftohtë ju bën të dobësoheni dhe të tresni yndyrën e tepërt në trup. Por sipas Dr.Seltzer, edhe uji nuk jep ndonjë rezultat të madh. Sipas tij, i ngrohtë, apo i ftohtë, temperatura e ujit nuk bën dallim. Mund t’ju presë oreksin, por përsëri nuk e djeg yndyrën në trup./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net