E vërteta e lidhjes së Donjetës së BB9 me një femër
Dritare.net
“Nuk e përballoj dot presionin”, ka thënë Donjeta, e cila u shpreh më tej se, “u futa për qejf, po dal për qejf! Në çift jemi shumë mirë, por thjesht nuk është për mua.” Ajo që i çuditi më shumë fansat e këtij “realityshow” ishte fakti se Damiano, një nga djemtë me potencialin më të madh për të fituar deri tani, nuk kundërshtoi.
Megjithatë, Bluetooth ka intervistuar motren e Donjetës, Liridonën, e cila flet jo vetëm për prapaskenat e largimit nga “Big Brother”, por edhe për lidhjen e saj me një femër.
Ajo ka shprehur ndër të tjera se Donjeta dhe Damiano ndodhen në Tiranë dhe të shtunën gjatë spektaklit do të zbulohet gjithçka që ka ndodhur me largimin e tyre.
Gjithashtu, motra e Donjetës ka folur edhe për lidhjen që ajo ka pasur para se të futej në “Big Brother” duke sqaruar se të gjitha fjalët që kanë dalë se Donjeta ka pasur lidhje me një femër, kanë qënë thjesht thashetheme pasi motra e saj pëlqen meshkujt dhe lidhja me Damianon e vërtetoi këtë gjë.