E turpërove Shqipërinë, Bleona i kthehet komentuesit: O Hajdar, o nëna e moralit
E Enjte 14 Mars 2019, 20:08
Dritare.net
Bleona ka hedhur një foto teksa lajmëron se do të jetë pjesë e një filmi në SHBA, ndërsa komentet kanë qenë më të ndryshme.
Një prej komentuesve i shkruan: “Pse je katandisur kështu, nuk e shikon atë shoqen si është veshur? Pse na turpëron si Shqipëri?”
Por, ka qenë i ashëpr reagimi i Bleonës e cila shkruan: “O ti hajdar, na fal që të ‘turpërova’, po unë jam me veshjen e filmit se jam me xhirime, kurse ajo ‘shoqja’ është një nga asistentet e produksionit në film- teknikisht personi që më sjell kafenë. Po pse po harxhoj frymën unë me ty dhe nuk ta bëj bllok ashtu siç e meriton ti ‘nona e moralit’, atë nuk e kuptoj./ I.M-Dritare.net