E tmerrshme, burri i pret duart gruas, ndërkohë që ishte vetë fajtori
Dritare.net
Jackline Mwende ishte masakruar brutalisht nga Stephen Ngila në shtëpinë e saj në Masji, Machakos, pasi bashkëshorti i kishte thënë se “kjo është dita e saj e fundit”.
34-vjeçari nuk mund të pajtohej me faktin që nuk ka fëmijë, dhe për një moment kishte humbur kontrollin, dhe kështu sulmuar bashkëshorten e cila nuk kishte arritur të mbesë shtatzënë, edhe pse mjekët vazhdimisht u kishin bërë me dije se problemi qëndron tek burri. Ai ishte impotent.
Mjekët vazhdimisht e kishin informuar burrin e Jackline se ai ka probleme, dhe se mund të shërohet nëse vazhdimisht ndjek këshillat e tyre.
Por edhe pse ata ishin ndarë për tre muaj, burri i tërbuar është rikthyer në shtëpinë që dikur e ndante me bashkëshorten, dhe kështu e sulmoi me shpatë duke ia prerë të dy duart.
Mwende 27-vjeç, gjithashtu ka pësuar lëndime serioze në kokë, derisa ky rast ka shkaktuar reagime të ashpra në Kenia.