Vrasja e shqiptarit në Greqi, dhëndri: Autori i droguar. U zunë për Kacifën

Përmes një lidhjeje direkte nga Skype, me emisionin “Dritare me Rudinën”, ka folur edhe dhëndri i shqiptarit të vrarë në Greqi, nga Agimi i Artë.  Dhëndri i shqiptarit të vrarë Petrit Zifle, Ardian Brahimaj  deklaroi se vrasësi i vjehrrit të  tij ishte përdorues droge dhe mbështetës i zjarrtë i “Agimit të Artë”.

Brahimaj theksoi mes tjerash se e njihte personalisht autorin e vrasjes, ndërsa për vjehrrin deklaroi se nuk ka qenë një person problematik, por një njeri që shihte punën e tij. Autori i vrasjes u identifikua si Dhimitris Kuris, i cili u arrestua më pas nga policia.

Vjhrri im ishte një njeri që shikonte ditën e punës., Nuk i kishte rënën në qafë askujt. Unë kam jetuar 20 vite në atë vend dhe unë e njoh vrasësin dhe familjen. Nuk kemi patur probleme me askënd. Për  këtë njeri ka dhënë kronika edhe televizionet greke. Ai ishte një  njeri që shihet punën e tij. Fshatra ishin sensibilizuar. Banorët donin që të kapej vrasësi, Ata kishin frikë të dilnin në ullishtes së tij.

Vrasësi si njihej?

Ai ka shumë probleme në fshat. Ka qenë i martuar me një shqiptare, ka një fëmijë, ka qenë martuar me një greke  dhe ka patur një fëmijë.

LEXO DHE :  Mbani shënim këto 7 rregulla lumturie, nga Michelle Obama!

Ai ishte përdorues droge. Do ta ndjekim deri në fund këtë punë, Petruit ishte një njeri shumë i dashur dhe nuk i bëntë kleq akujt, që të kishte atë vrasje makabër. Personi në fjalë njihet si njeri i Agimit të Artë.

Absolutisht jo, nga informacionet që kam, sepse kemi shumë njohës. Mua më thanë se kishin debatuar për Kacifasin dhe ky me sa njoh unë dhe me atë që më shpjeguan.

Unë pashë vendin se ku është hedhur  personi. Absolutisht është kapur nga policia për arsye se është një vend i vogël dhe këto gjëra nuk kishin ndodhur  prej vitesh. Petriti nuk e meritonte këtë fund.

Kur ka ndodhur debati mes tyre?

Para vrasjes. Petriti vdiq të dielën, të shtunën është bërë ky debat.

Në çfarë orë ka ndodhur vrasja?

Ka ndodhur rreth orës dy ose tre, por unë jam skeptik. Familjarët shkuan në polici, por ata na thanë se duhet të paktën 24 orë. Personi ishte problematik në zonë dhe i zjarrtë për Agimin e Artë./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.