Vrasja e shqiptarit/ Laert Vasili: Agimi i Artë, nuk përfaqëson popullin grek
Dritare.net
“Janë në parlament por hynë në momentin e krizës. Kur njerëzit humbën toruan, besimin dhe pasuri. Të ndikuar në demagogji dhe nga një propagandë e caktuar e 2-3 krerëve këta njerëz u mashtruan dhe u bindën se fajin e kanë emigrantët, jo shqiptarët. Por ne në mediet shqiptare sigurisht pasqyrojmë vrasjen e një zotërie që mezi nxirrte bukën e gojës por gishti duhet vënë tek ata që katandisën këtë popull të katandiset për bukën e gojës dhe të bredhë rrugët e Evropës.
Kjo e di ça tregon, inferioritetin tonë si shtet që nuk jemi në gjendje të mbrojmë shtetasit tanë. Për sa kohë do endemi rrugëve të botës me kokën ulur super e dërrmuar nga hejbe, për sa kohë kurrizi ynë të jetë i ekspozuar ndaj shkopinjve, aq kohë do hamë shkopinj. Kur të ngremë kokën dhe të kërkojmë të drejtat tona dhe të shohim se kush është Zot në këtë vend….”, tha Vasili./K.C/dritare.net