E rrahu fatorinoja i autobusit, pas dy javësh në spital vdes burri nga Lushnja
E Martë 28 Nëntor 2017, 16:04
Dritare.net
Duke qenë se aty ka ndaluar një autobus, 49-vjeçari ka vrapuar të hipë, por është penguar nga fatorinoja me inicialet A.C., banues në Lukovë të Sarandës. Ky i fundit e ka sqaruar pasagjerin se autobusi bënte linjën direkte Athinë-Tiranë dhe se nuk i lejohej të merrte pasagjerë të tjerë rrugës. Ndërkohë, Policia tha se ditën kur ndodhi incidenti, është ndaluar dhe vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Ai fillimisht është arrestuar me akuzën “plagosje e lehtë” nga pakujdesia, por me gjasë akuza e ngritur ndaj tij do të ndryshojë, duke qenë se personi që goditi, ndërroi jetë për shkak të traumës që i kishte shkaktuar.D.M-Dritare.net