Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Plazhit të ri në Vlorë, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Një 15-vjeçar është mbytur teksa po lahej në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 përballë shkollës së Marinës. Sipas të dhënave, i mituri u dërgua menjëherë në spital, por duke qenë se ishte në gjendje të rëndë, nuk mundi të mbijetojë. Policia ndodhet në vendngjarje, duke kryer veprimet e tjera në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.