E rëndë në Durrës/ Helmohen 15 punonjës në rrobaqepësi
E Shtunë 26 Maj 2018, 14:02
Dritare.net
Rrobaqepësia ku ndodhi ngjarja ka mbi 150 punëtore dhe ndodhet në Urën e Dajlanit. Punonjëset me probleme shëndetësore po marrin ndihmën e parë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.
14 prej të helmuarve janë ende në spital, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar./K.C/Dritare.net