E rëndë në Berat, 54-vjeçari i futet në shtëpi të miturës dhe e përdhunon
E Diel 27 Gusht 2017, 15:03
Dritare.net
Policia konfirmoi se ka venë në pranga shtetasin Resmi Turani, 54- vjeç, banues në qytetin e Beratit, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 15- vjeçaren R.K., po banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.