E quajti katunare. Ja përgjigjia e bukur e Jonida Shehut për Desadën!

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Jonida Shehu bisedoi me të ftuarit në emisionin e saj “Soiree” rreth traditave dhe zakoneve të familjeve tironse.

Në “Mbrëmja Tironse”, Shehu pyeti një nga të ftuarit rreth termit “katnar”, se kur e përdor dhe për cilën arsye. Pyetja në fjalë u bë shkak që kryeredaktorja e “Opinion”, Desada Metaj të reagonte përmes një statusi në Facebook.

Kujt i thoni ‘katnar’ ju tironsit?-pyet drejtuesja e emisionit kushtuar Tironës.

Unë: Ty mi katnare dhe ca të tjerëve si ti që jeni plot me komplekse dhe nuk dilni dot nga lëkura e provincës dhe të përshtateni me qytetërimin…që nuk është vetëm tirons në Shqipëri.

Se mos harroj…edhe protestat n’Tironë ndizen gjithmonë”- shkruan Desada

LEXO DHE :  Habit Dafina Zeqiri: Duhet të bëhem nënë

Pas kësaj ka reaguar  Jonida,  duke u kundërpërgjigjur duke thënë se personat që shprehen në një mënyrë të tillë, pa kuptuar tregojnë shumë rreth vetes.

‘’Mendimi që kemi për të tjerët, tregon më shumë për ne sesa për të tjerët realisht. Domethënë edhe ajo që Desada mendon për mua apo për dikë tjetër, ka vlerë dhe tregon më shumë për Desadën sesa për çdo gjë tjetër. Të gjitha Desadat e botës janë të lira të mendojnë e të shprehen si të duan…”  tha Shehu./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.