E pavërtetë/ Nuk do të këtë 10 mijë të papunë, pas mbylljes së basteve!

 

Nga Gjergji Çela

Unë nuk e di se nga i nxirrni ju të medias këto shifra jo 7 apo 10 mijë të punësuar. A e dini ju se si funksionojnë pikat e basteve apo jo? Kur në tërë vendin ka sipas jush, 4 mijë pikash bastesh, nga na i nxorët ju trefishin e të punësuarve? Të gjitha pikat e basteve janë nëpër kafene, të hapura si të tilla, kurse bastet ju janë bashkëngjitur duke u dhënë këtyre ligjshmërinë nëpërmjet një nipti sekondar. Kompania e basteve e furnizon kafenenë me kompjuterë, me Tv apo edhe me objekte të tjera sipas rasteve. E thënë shkurt 4 mije pika bastesh janë 4 mije kafene, të cilat për të rritur fitimin e tyre (merrnin rreth 6% te xhiros) punonin edhe për kompanitë e basteve. Pra nuk është se dalin të papune 10 mijë vetë, por dalin të papunë vetëm administratat e kompanive që gjithsej nuk ma do mendja që katër kompani bastesh kanë më tepër se 200 apo 300 veta staf administrate. Prandaj mos ngrini furtunë në gotë/ * Autori e ka shkruar këtë koment në faqen e FB, dritare. net, si përgjigje e një shkrimi për papunësinë, për mbylljen e dyqaneve të lotove*/ Dritare.net/

LEXO DHE :  Sondazhi/ Heqja e Shqiponjës, ja çfarë mendojnë qytetarët!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.