E mitura shantazhohej me video intime, skandalin e zbulojnë prindërit
E Diel 3 Shkurt 2019, 15:03
Dritare.net
Nga 'balkanweb' mësohet se, shtatë djemtë e arrestuar i kanë bërë presion të miturës me publikimin e një videoje intime në këmbim të marrëdhënieve seksuale. 13-vjeçarja ka qenë në një lidhje me njërin nga djemtë, ndërkohë 7 djemtë e tjerë, miqtë e të dashurit të saj e kanë shantazhuar se do t'i publikojnë një video intime, nëse ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me ta. Duke u ndierë e shantazhuar, e mitura ka kryer marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentët që prej nëntorit, derisa prindërit e zbuluan dhe denoncuan në polici./K.C/dritare.net